leoni

Naim Qelaj: Është e papranueshme mospërfshirjen e katër komunave veriore në kalkulimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë

Naim Qelaj, dyshon për shkelje të procedurave gjyqësore në rastin kundër krerëve të UÇK-së, në Gjykatën Speciale, në Hagë

Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, ka thotë se si institucion i ka  marrë me shqetësim dyshimet për shkelje të procedurave në rastin gjyqësor kundër  ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Gjykatën Speciale me seli në Hagë. Në konferencën e fundvitit, Qelaj tha se është i shqetësuar sa i takon pretendimeve të ekipeve mbrojtëse të ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimi.  Muajve të fundit ekipet mbrojtëse kanë ngritur dyshime për animin që sipas tyre paneli i gjykatësve po tregon në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së. Qelaj tha se ka komunikuar me Avokatin e Popullit që vepron në kuadër të gjykatës  për këto shqetësime por ajo  nuk ka shprehur interesim për bashkëpunim, për më tepër nuk ka ofruar as informata të cilat mund të jenë publike. Ka një mbyllje të plotë të atij institucioni në raport me mua si Avokat i Popullit dhe besoj edhe me publikun”, deklaroi Naim Qelaj.

Kontrolloni gjithashtu

Skënder Karaçica: Kryeministri Albin Kurti duhet të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Çikago, Skënder Karaçica, ka bërë thirrje që kryeministri i …