Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka reaguar ndaj refuzimit të Gjykatës Speciale për lejen që Hashim Thaçi të udhëtonte në Kosovë për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, duke e cilësuar këtë si shkelje të të drejtave të njeriut dhe cenim të dinjitetit. Ai theksoi se të akuzuarve duhet t’u garantohet e drejta për të marrë pjesë në ceremoni mortore, pasi kjo është një çështje e drejtave themelore dhe dinjitetit njerëzor. Qelaj e quajti trajtimin e Thaçit si të papranueshëm dhe theksoi se paraburgimi nuk duhet të përdoret si formë ndëshkimi. Avokati i Popullit ka ngritur gjithashtu shqetësime për kushtet e trajtimit të të akuzuarve në Gjykatën Speciale.
