Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti ka tërhequr vërejtjen se ngërçi institucional, që ka përfshirë Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të fundit, po zgjatet në mënyrë të rrezikshme. Ai ka theksuar më tutje se mund ta thelloj krizën politike duke e vendosur Kosovën në një rrugë të pasigurisë kushtetuese. Njohësi i rrethanave politike, Naim Rashiti ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se besoj që me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, gjithkush e di, çdo subjekt e di radhën dhe përgjegjësinë kushtetuese për formimin e institucioneve. Të gjitha subjektet e dinë përgjegjësinë dhe të drejtën ekskluzive të Lëvizjes Vetëvendosje si partisë fituese. Prandaj, nuk e shoh që partitë tjera opozitare, në parim mund të mos i votojnë kandidatët e partisë fituese, por deri atëherë është përgjegjësia e partisë fituese të propozojë kandidatë të cilët janë më të pranueshëm për opozitë, nëse ju duhet vota e tyre.
