Naim Sherif Beka (5.9.1966 – 25.10.1999)

Naim Sherif Beka (5.9.1966 – 25.10.1999)

Naim Beka u lind më 5 shtator të vitit 1966 në fshatin Pleshinë të Ferizajt. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij të lindjes, në Pleshinë, ndërsa shkollën e mesme teknike në Ferizaj. Naimi ka qenë atlet dhe është marrë intensivisht me sport. Në vitet ’80 të shekullit njëzet, ka qenë anëtar i Klubit të Mundjes, në Ferizaj. Për sukseset, që kishte arritur ishte dekoruar me medalje të artë e të argjendtë, si mundës i Kategorisë së Parë. Ka qenë i dashur për familjen e shokët. E kishte të shprehur edhe ndjenjën e ndihmës dhe solidaritetit. Ka pasur gjendje të mesme ekonomike, meqenëse babai i tij, Sherifi, një kohë të gjatë kishte punuar në Gjermani.
Në vitin 1992 Naimi ishte martuar me Zejnepe Rekën nga fshati Nerodime, me të cilën pati dy fëmijë: Amirën dhe Advanin.
Në moshën 15-vjeçare, qysh si nxënës i shkollës së mesme mori pjesë në demonstratat gjithëpopullore në Ferizaj, në prill të vitit 1981. Ai ishte në mesin e atyre, që edhe pse i ri në moshë, kishte dëgjuar lidhur me padrejtësitë shoqërore, varfërinë dhe dhunën sistematike që ushtronte regjimi pushtues i ish-Jugosllavisë kundër shqiptarëve në Kosovë e më gjerë.
Me fillimin e luftës së lavdishme të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Naimi ishte interesuar të bëhej ushtar i ardhshëm i Kosovës. Me këtë qëllim, në muajin maj të vitit 1998, kishte shkuar në fshatin Pleshinë kur te daja i tij, Elmi Hoxha, kishin vajtur komandantët Shukri Buja dhe Imri Ilazi. Në atë takim Naimi pranohet në radhët e UÇK-së, në ZO të Neredimes.
Së bashku me dajën e tij, Elmiun, dhe bashkëluftëtarët të tjerë morën pjesë në pranimin dhe sistemimin e atyre që ishin të gatshëm për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Naim Beka ka mbajtur lidhje me Rexhep Bislimin, tani dëshmor, Qamil Xhemajlin, i njohur si Haxhia, Shaban Viqën, Agim Bajramin, dëshmor, Agim Matoshin, dëshmor, e të tjerë.
Ndërkohë me urdhër të Komandës së Zonës së Neredimes sistemohet në fshatin Jezerc në mesin e luftëtarëve të UÇK-së.
Në kohën e ofensivave serbe të verës dhe vjeshtës së vitit 1998, gjithmonë ishte në logun e luftimeve. Si pjesëtar i njësisë speciale në ZO të Nerodimes, ai mori pjesë edhe në aksionin “Te Bunkeri”, ku asokohe ishin pozicionuar forca të shumta të policisë serbe, të cilat paraprakisht ishin vendosur në vendin e quajtur, “Kodra e Buqes”, mbi fshatin Nerodime. Ka marrë pjesë edhe në luftimet e udhëhequra nga Komandanti i Brigadës, Ahmet Kaçiku në fshatin Reçak, më 18 janar të vitit 1999, me qëllim për mbrojtjen kufomave të Masakrës së Reçakut. Po ashtu ka marrë pjesë edhe në betejën e zhvilluar në fshatin Slivovë të Ferizajt ku bien dëshmorë: Driton Islami –Toni dhe Sadik Bega-Murtaja.
Pas përfundimit të luftës, në qershor të vitit 1999, me rastin e transformimit të UÇK-së në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, Naim Beka caktohet komandant i logjistikës në TMK.
Më 25 tetor 1999, luftëtari i paepur i lirisë, Naim Beka, ka rënë në krye të detyrës, në fshatin Doganaj të Kaçanikut, me bashkëluftëtarët e tij të ngushtë, Avni Shehu dhe Agim Matoshi.
Trupin e dëshmorit bashkëluftëtarët e kishin varrosur, në Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Ferizajt. Bashkëshortja e tij, Zejnepja i ka rritur fëmijët e saj e të dëshmorit Naim Beka: Amiren dhe Advanin, të cilët ndihen krenarë për jetën dhe veprën e babait, dëshmor i lirisë së Kosovës.
Familja Beka ka marrë mirënjohje e dekorata nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme, nga Zona Operative e Neredimës, nga komuna e Ferizajt dhe nga shoqatat e dala nga lufta. (A. Q.)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …