Një grup i studiuesve dhe i klerikëve islamë nga vendet evropiane dhe aziatike, po qëndrojnë në Stamboll, ku po marrin pjesë në një samit, në të cilin është diskutuar për grupin e gulenistëve (Feto), që akuzohet se qëndron prapa puçit ushtarak të 15 korrikut në Turqi. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava. Në fjalën e tij Tërnava ka thënë se klerikët myslimanë kanë refuzuar të kenë ndonjë bashkëpunim me organizatën e Fetullah Gulenit. Ky grup ka qenë i pranishëm në Kosovë qysh pas përfundimit të luftës dhe ka tërhequr pas vetes disa politikanë e intelektualë. Ne, si përfaqësues të klerit mysliman e kemi refuzuar bashkëpunimin me ta, ka shkruar Daily Sabah, duke cituar myftiun e Kosovës, Naim Tërnava. Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …