Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka përfunduar sot misionin e tij prej diplomatit në Tiranën zyrtare. Ai ka thënë që detyrën e tij ia ka dorëzuar zëvendësit Haxhi Bajraktarit. “Më 30 gusht e përfundojë mandatin tim të jashtëzakonshëm dhe të ndërprerë nga Qeveria e Kosovës. Në misionin tonë në Tiranë kemi pas diplomatë të tjerë të cilët e kanë bërë pranimin dhe dorëzimin e detyrës. Ambasada e Kosovës në Tiranë e ka ushtruesin e detyrës ose të ngarkuarin Haxhi Bajraktarin i cili ka qenë zëvendësi i im gjatë tërë kohës sa kemi qenë në mision”, ka deklaruar Hasani. Tutje ai ka thënë që këtë vendim të Qeverisë e ka parë si të natyrshëm.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …