Nait Hasani

Nait Hasani: Amerika me BE-në dhe Turqia me NATO-n, mund ta detyrojnë Rusinë të kthehet brenda territorin të vet

Ukraina u bombardua nga Rusia nën vëzhgimin e Bashkësisë Ndërkombëtare, të cilët duke bërë sehire e duke vëzhguar e duke u treguar neglizhent në ndaljen e një sulmi agresor të Rusisë në Ukrainë tregoi dhe njëherë Evropën e fragmentuar në politikat mbrojtëse.

Diplomacia politike e udhëhequr nga Amerika dhe BE treguan jo qëndrimin e prerë të duhur përballë Rusisë. Me sanksionet e vendosura dy ditë më parë kundër Rusisë, treguan një solidaritet në mbrojtje të Ukrainës, por pa pasur guximin e marrjes së  një vendimi të prerë, për ndaljen e fillimit të luftës. Por sanksionet ishin aq të buta  sa ato i tregonin Rusisë, që pas këtyre pushtimeve të dy rajoneve Donesk dhe Luhansk, pas pushtimit të Krimesë tashmë mos vazhdo më tej dhe duhesh të jesh i kënaqur me kaq. Apetitet territoriale dhe strategjike ruse janë aq të hershme sa që këto apetite nuk ndalen me sanksione. Apetitet ruse për pushtime i kuptojmë edhe ne shqiptarët që nga lufta e Krimesë 1853-1856 e kohës së Perandorisë Osmane.

Kur Perandoria Osmane e humbi luftën në Krime dhe aty u fillua shpërbërja e kësaj perandorie si fuqi ushtarake e politike në një pozicion si superfuqi e kohës. Kur Rusia e pushtoj Krimenë rajon i Ukrainës, të gjithë në Amerikë e në BE, menduan se me kaq Rusia do te ndalet nga agresionet e saj do të përfundojnë, por përkundrazi mos reagimi me kohë i Aleancës së NATO-s, Amerikës e BE-së, e fuqizuan në një formë dhe e trimëruan Rusinë për pushtime të reja.

Pushtimi i Ukrainës dhe zgjerimin territorial i Rusisë mbi republikat tjera dhe aneksimin e tyre në përpjekjen për të krijuar Bashkimin Sovjetik të dikurshëm është ëndërr që nga mbretërit rusë.

Sulmet  treguan arrogancën politike e ushtarake të Rusisë për supermaci politike botërore dhe dominimin botëror në dekadat e ardhshme. Nëse Rusia nuk ndalet me çdo mënyrë, ajo me nuk do te ndalet me asnjë mundësi sepse nën masën e një lufte te re Botërore ajo do te aneksojë e pushtojë territore e kombe e shtete ne vazhdimësi. Rusia po tregon fuqi pa rezistence nga perëndimi edhe Amerika. Duke vlerësuar maturinë politike të BE-së dhe Amerikës në këtë situate politike, ky hezitimin mes frikës të përballen me Rusinë kuptohet në heshtje një miratim të veprimeve Ruse në pushtime.

Ndikimet  e tilla duhen të ndalen dhe të krijohen aleanca kundër Rusisë ashtu si dikur kundër Hitlerit, në të kundërtën secili shtet i dalur nga ish-Bashkimi Sovjetike dhe Blloku i Varshavës do të jenë në një të ardhme të afërt target i politikes se Rusisë së sotme.

Diplomacia evropiane duke u thirr në marrëveshje politike të sigurisë dhe në marrëveshje e traktateve të mbrojtjes u përmbys nga njëanshmëria agresive e Rusisë. Rusia sot marrëveshjet politike i shkërmoqi si interes rus dhe filloi agresionin në mbrojte të fesë ortodokse e Ortodoksizmit si përfaqësuese e saj, si dikur në luftën mes Perandorisë Osmane dhe Ruse të Krimesë.

Tashme kemi një gjendje të re në terren, kemi një invazion ushtarak agresiv rus dhe një qëndrim politik nazifashist te Rusisë, drejtuar kundër secilit shtet qe do t’i del përpara të ndal Rusinë në synimet e saj politike pushtuese të shteteve. Prandaj çdo shtet, që i del përpara ta pengoj apo ta ndaloj do të përballet me reagime ushtarak e bombardime.

Kjo tregon sot se shtetet demokratike nga frika a një sulmi bërthamor nga Rusia, nuk marrin guximin të ndalojnë Rusinë ushtarakisht. Ato vetëm me deklarata verbale e sanksione e dënojnë agresionin rus kundër Ukrainës.

Rusia me aleatet e saj te hapur dhe të heshtur kundër Amerikane dhe BE-së nën kërcënimin e armeve bërthamorë do të vazhdoj të pushtoj territore deri në Stamboll që ka qenë ëndërr e Rusisë Cariste për të vendosur sundimin politik e ushtarak dhe ortodoksizmin si pushtet shpirtëror.

Sot bashkë si aleance Amerika me BE-në dhe Turqia me NATO-n, mund ta detyrojnë Rusinë të kthehet brenda territorin të vet, duke ja rikthyer Ukrainës këto dy rajone si dhe Krimenë.

Pritja se nga sanksionet mund te ndalet Rusia është tash për tash absurde dhe gabim politik që do të kushtoj shumë dhe shumë humbje të jetëve të njerëzve të pafajshëm.

Ndalja e agresionit Rus sot ne Ukraine dhe ushtarakisht shpëton boten nga katastrofa humanitare e njerëzore.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …