Tema të tjera...
Kryetarja Osmani ashpërson gjuhën ndaj Kurtit: Asnjëherë s’i kam kuptuar talljet ndaj partnerëve
21/11/2024
BE ripërsërit thirrjen për Kosovën: Dërgoni Draft-Statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese
21/11/2024
Nexhat Llumnica: Punëtorët e KEK-ut, nën presion për protesta dhe kërkesa për rritje pagash
21/11/2024
Nait Hasani e ka përmbyllur misionin diplomatik si ambasador i Kosovës në Shqipëri para shtatores së Adem Jasharit në Tiranë. Në fakt, Hasani ka bërë të ditur që te sheshi “Adem Jashari” edhe e kishte nisur detyrën e tij si ambasador. “Atdheu duhet pa kushte, Bac. Adem nga ky shesh këtu në Tiranë, sheshi “Adem Jashari “, misionin diplomatik në Shqipëri e fillova dhe nga këtu sot e përfundova. Për 22 muaj që shërbeva këtu në Tiranë, së bashku me Fatmiren e kolegët në mision diplomatik, me aq sa kam ditur jem munduar t’u dalim në ndihmë qytetarëve tanë andej e këndej atdheut tonë. Kam prezantuar Kosovën te misionet diplomatike si një storie suksesi e luftës sonë dhe mbështetjes së tyre. Bac, atdheu duhet pa kushte nga vuajtjet shekullore. Bashkë Kosovën e bëmë shtet!”, ka shkruar Hasani.