Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka thënë se kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, është duke u persekutuar. Aktakuzat e ngritura kundër tij po bëhen me qëllim të njollosjes së luftës së UÇK-së. Akuza e re për të satën herë e dëshmon persekutimin e tij shpirtëror, madje për tërë familjen, persekutim dhe luftë të pa kompromis kundër UÇK-së nga Serbia me elemente shqiptarësh dhe të gjykuar nga miqtë ndërkombëtarë përmes Gjykatës Speciale për dënime speciale për komandantët dhe ushtarët e UÇK-së. Ne rastin e Masakrës serbe ne Burgun e Dubravës janë vrare 130 të burgosur shqiptarë brenda burgut nga Shteti Serb nga personat me emër e mbiemër nga Ministri, Zëvendës-ministri i Drejtësisë se Shtetit Serb, nga drejtori i Burgut, komandanti i burgut, gardianet dhe te burgosurit serb te cilët janë te lire dhe jetojnë ne Serbi ne mbrojtje te Shtetit serb dhe qe sa vite nuk ka asnjë arrestim apo gjykim të tyre, as nga Serbia, as nga Bashkësia Ndërkombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …