Nait Hasani

Nait Hasani: Jemi në pritje të përgjigjes nga Ministria e Shëndetësisë për listën e mjekëve që do të vaksionohen në Kukës

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka thënë se janë në pritje të përgjigjes nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës për listën e mjekëve që kanë qenë në vijën e parë të frontit me pandeminë Covid-19, e që janë ftuar të vaksinohen në Kukës. Hasani ka thënë se vaksinimi duhet të bëhet në mënyrë të organizuar, për çka u shpreh se duhet të ketë një listë të punonjësve shëndetësorë, por që nuk kanë marrë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës. Ambasadori Hasani ka thënë se në formën vullnetare ashtu siç po shkojnë mjekët nga Kosova për ta marrë vaksinën është problem pasi pas pasur një listë të mjekëve që kanë qenë në vijën e forntit, dikush mund të mbetet pa vaksinuar. Gjatë ditës, kryetari i FSShK-së, Blerim Syla, ka deklaruar se dy mjekë nga Kosova të cilën kanë shkuar për tu vaksinuar në Kukës, nuk u është mundësuar të vaksinohen.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …