Nait Hasani

Nait Hasani ka deklaruar se Gjykata Speciale, po përpiqet ta gjykojë Kosovën dhe UÇK-në

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, veprimtari dhe i burgosuri politik, Nait Hasani përmes një postimi ka bërë të ditur se ka qenë për vizitë,  në Hagë dhe i ka vizituar krerët e UÇK-së, në paraburgim, në Burgun e Sheveningenit. Ai  ka shkruar se vizita që u ka bërë atyre e ka kthyer në kohën kur ka vuajtur edhe vetë nëpër burgjet e Serbisë. Këta çlirimtarë po qëndrojnë sot e një vit, prapa grilave të burgut, të gjykatës Speciale të krijuar nga Kuvendi i Kosovës, për të mbrojtur dhe njëherë si në fushëbetejë,  të drejtën tonë për liri e pavarësi. Pavarësia jonë  është e ligjshme e drejtë e patjetërsueshme ajo tashmë dhe me vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në Hagë, për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës”. Të paraburgosurit tanë, drejtues të shtetit te Kosovës në qelitë e burgut të Hagës nga një mllef naiv e politik, po qëndrojnë pa një kujdesje nga institucionet e shtetit, që e ka krijuar këtë gjykatë. Të  akuzuarit për krime lufte janë aty për shkak të akuzave të fabrikuara nga raporti politik i Dik Martit. Nait Hasani ka komentuar edhe funksionimin e Gjykatës Speciale, e cila po përpiqet ta gjykojë Kosovën dhe UÇK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …