Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit nga Glauk Konjufca, duke thënë se është bërë një shkelje procedurale në trajtimin e raportit për verifikimin e mandateve. Hasani theksoi se në vend që të thërriste partitë politike për konsultime, kryesuesi është dashur ta vendosë raportin në votim ose ta thërrasë Komisionin për një takim të drejtpërdrejtë dhe veprim të qartë institucional. Kryesuesi i seancës është dashtë ta vendos në votim raportin ose t’i thërrasë jo kryetarët e partive, por komisionin në takim dhe të marrë një vendim për veprimet e mëtejshme. Ai nuk e bëri këtë, por i thirri partitë politike, duke bërë një shkelje procedurale, u shpreh Hasani. Pavarësisht kush i ka fituar zgjedhjet, nuk e kemi një opozitë të definuar. Nuk dihet kush me kë do të bëjë koalicion. Raporti duhet të votohet, por në momentin kur të votohet ai, qeveria duhet të jetë e dorëhequr, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …