Deputeti i PDK-së, Nait Hasani nuk beson që partia ku bën pjesë do ta pranojë ratifikimin e versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi. Ai ka thënë se kolegët e tij partiakë do ta kërkojnë rishikimin e kësaj marrëveshje dhe shkarkimin e komisionit qeveritar që ka arritur këtë marrëveshje. Në një intervistë për “Epokën e re”, Hasani ka deklaruar se mosratifikimi i demarkacionit është një shans i mirë i qetësimit të situatës politike në vend. Besoj se kjo parti do të kërkojë që të rishikohet marrëveshja për caktimin e kufirit me Malin e Zi dhe shkarkimin e komisionit aktual për këtë çështje. Kolegët e mi nga PDK-ja do ta bëjnë këtë dhe kjo do të jetë një mundësi e mirë për ta stabilizuar gjendjen në Kosovë”, ka thënë Hasani. Ai është shprehur i kënaqur që tashmë deputetët e PDK-së nga rajoni i Dukagjinit po e vlerësojnë demarkacionin si të gabueshëm. Sipas tij, përdorimi i metodës së kadastrës për përcaktimin e kufizimit me Malin e Zi ka qenë i gabueshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …