Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Nait Hasani ka folur për minishengenin ballkanik dhe marrëveshjet e nënshkruara mes qeverive Rama Vuçiç Zaev. Sipas ambasadorit Hasani, me këtë lëvizje Shqipëria i bën presion Serbisë të tërhiqet nga e kaluara e saj. Ndërsa nismën “Ballkani i Hapur” ai e ka quajtur si rrjedhojë e Procesit të Berlinit dhe si e tillë duhet të mirë trajtohet e shqyrtohet si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Ne jemi për t’u hapur dhe për të shikuar nga e ardhmja por edhe Serbia nuk duhet të ndikojë më në Kosovë, duhet të heq dorë nga e kaluara, duhet ta njohë Kosovën dhe të distancohet dhe t’i dënojë krimet. Hasani ka thënë pavarësisht këtyre zhvillimeve Shqipëria në asnjë rrethanë nuk e minon rolin e Kosovës por vetëm i jep mundësi Kosovës por edhe Serbisë që të heq dorë nga e kaluara dhe ta njohë Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …