Nait Hasani

Nait Hasani: Unë personalisht nuk e kam votuar Gjykatën Speciale, nuk kam dashur ta votoj një gjykatë kundër vetvetes

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, një ndër veprimtarët e Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës, është shprehur se Gjykata Speciale ka ardhur si rezultat i shërbimeve sekrete serbo-ruse. Gjykata Speciale, sipas tij, erdhi përmes një raporti të shpifur ose i mbledhur me të dhënat e prokurorisë serbe dhe kjo është bërë shkak që të dërgohet në Asamblenë Parlamentare të Evropës, ku aty ka dorë Serbia. Serbia ka paguar Dick Marty-n, dhe në emër të transplantimit të organeve ka kaluar ai raport në PE, ka thënë Hasani. Tani Prokurori i heq ato, dhe mbetet vetëm çështje e krimeve të luftës. Ai ka thënë se kjo gjykatë ka qenë nën presion të madh nga faktori ndërkombëtar prandaj, është bërë shkak për t’u votuar nga Kuvendi i Kosovës. Unë personalisht nuk e kam votuar, nuk kam pasur mundësi të votoj një gjykatë kundër vetvetes”, ka thënë Nait Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …