leoni

Nancy Pelosi konfirmon përkrahjen e palëkundur amerikane për Kosovën

Gjatë vizitës që po zhvillon në SHBA, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pasur një takim të veçantë me Kryetaren e Kongresit Amerikan, Nensi Pelosi. Në këtë takim ajo ka konfirmuar përkrahjen e palëkundur amerikane për Kosovën. Ne do te jemi gjithmonë në përkrahje të Kosovës dhe theksoi se Kosova mund të llogaris në ndihmën e saj dhe të Kongresit Amerikan.“Amerika do të jetë përkrah Kosovës dhe do të ju mbështes gjithmonë. Ndersa kryetari i Kuvendit të Kosovës e ka falënderuar kryetaren e Kongresit Amerikan për mbështetjen e parezervë që ajo, Kongresi Amerikan dhe SHBA-ja, i kanë dhënë Kosovës historikisht.Veseli ka kërkuar nga Pelosi që SHBA-ja të ketë involvim edhe më të madh dhe më të drejtpërdrejtë në proceset që po kalon Kosova.Gjatë këtij takimi, Veseli po ashtu ka kërkuar nga Pelosi përkrahje të Kongresit dhe institucioneve të SHBA-së për ushtrinë e Kosovës si dhe për iniciativën për dënimin e gjenocidit serb dhe krimeve e dhunimeve gjatë luftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …