Naser Osmani dhe Atdhe Gashi akuzohen për shpërdorim të rreth 150 mijë eurove të fondit të 3%-shit

Naser Osmani dhe Atdhe Gashi akuzohen për shpërdorim të rreth 150 mijë eurove të fondit të 3%-shit

Gjatë periudhës 2006-2012, mbi 800 mijë euro ishin tërhequr nga Naser Osmani dhe Atdhe Gashi, derisa nuk ka dëshmi për mënyrën e shpenzimit për mbi 150 mijë euro. Një deklarim të tillë e ka bërë eksperti financiar, Bujar Qorolli, i cili është dëgjuar në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Naser Osmani dhe ish-këshilltari i ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, Atdhe Gashi, po akuzohen për shmangie nga tatimi dhe për shpërdorim, në rastin që njihet ndryshe si fondi i 3%-shit. Qorolli, ka thënë se në bazë të dokumentacioneve të pranuara nga prokuroria, janë analizuar llogaritë bankare të personave që kanë udhëhequr apo menaxhuar OJQ “Fond” dhe OJQ “UFORK”, ku sipas tij në “Fond”, llogarinë bankare e ka menaxhuar Bujar Bukoshi, ndërsa të akuzuarit Osmani dhe Gashi kanë qenë të autorizuar në atë llogari, si dhe janë analizuar llogaritë personale të të akuzuarve. Ai ka shpjeguar analizën e bërë të llogarive bankare si dhe rrjedhën e hyrje-daljeve të mjeteve në “UFORK”, sipas të cilit, diferenca në mes tyre ka qenë në vlerë prej 154,132.47 euro, për të cilat mjete ka thënë se nuk u ishte ofruar ndonjë dëshmi për burimin e shpenzimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …