Drejtori i Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, ka thënë që çdo qytetar i Kosovës, pa asnjë përjashtim duhet t’i nënshtrohet testimit për koronavirus nëse ka dyshime. Ramadani përmes një konference për media, ka theksuar se këtu nuk bëjnë përjashtim as deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë qenë pjesëmarrës në seancën ku u votua mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti.“Së pari, çdo deputet është qytetar i Republikës së Kosovës dhe të gjithë këta i nënshtrohen protokolleve të Institutit Kombëtar, Ministrisë së Shëndetësisë dhe të OBSS-së të cilët rekomandojnë që të testohen sipas protokolleve”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …