Komandanti i Policisë Ushtarake, në kuadër të brigadës 133 ‘Adrian Krasniqi’, gjatë luftës, Naser Shatri, thotë se kaherë ishte në dijeni se listat e veteranëve ishin të fryra. Sipas tij, shumë veteran të vërtetë kanë mbetur jashtë listave, derisa ata fallso kanë figuruar brenda tyre. “Se listat e veteranëve janë të fryra e kam thanë qysh në fillim, ka pasur veteran që janë jashtë listës, veteran të vërtetë, kurse veteranët fallso janë hy në lista në kohën kur PDK ishte kapur edhe shoqatat edhe faktikisht ka bërë çka ka desh vet. Çdo kush nga qytetarët e ka vërejtur se këto lista janë fyer, por edhe gjuha ndaj ish- prokurorit special të dorëhequr, Elez Blakaj nuk ishte aspak e mirë. “Unë mendojë se gjuha ndaj z.Blakaj duhet pas kujdes, unë nuk i dua prokurorët sepse kam pas telashe me këta të UNMIK—ut sidomos para luftës edhe pak luftës pak. Megjithatë kryeministri Haradinaj tha se Blakaj e ka hapë zyrën e që mua nuk më pëlqen gjuha ndaj tij është për keqardhje, keq pse duhet ta kërcënosh prokurorin në një shtet demokratik. Ky është turpi më i madh i Kosovës”, ka theksuar Naser Shatri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …