Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka thënë se nuk brengoset kur reagon kundër Anton Qunit, pasi ai nuk është plagosur kurrë në luftë. Anton Quni ka qenë një komandant batalioni, por lavdia e Betejës së Koshares i takon Zonës Operative të Dukagjinit e jo një Batalioni, që ka numëruar disa njerëz. Anton Quni ka ndryshuar deklaratat lidhur me takimet që ka pasur me Fatmir Haklajn, sepse ai meriton të jetë veteran i UÇK-së. Ai e ka shpëtuar vëllavrasjen më të madhe në Kosovë. Nasim Haradinaj ka theksuar se në listat e veteranëve të UÇK-së ka edhe të tillë të cilët kanë qenë pjesë e Sigurimit Shtetëror të Jugosllavisë, ish-UDB-së. Dihet shumë mirë kush janë ata që deri dje i kanë shërbyer ish – sistemit jugosllav dhe kanë maltretuar shqiptarët liridashës, ndërsa sot janë veteranë të UÇK-së, ka thënë mes tjerash, Nasim Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …