Ish- nënkryetari i i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka konfirmuar se ka paraqitur një ankesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, duke pretenduar se i janë shkelur të drejtat gjatë procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë. Haradinaj theksoi se është dënuar pa argumentim të duhur dhe se Gjykata Speciale nuk ka pranuar provat materiale që ai dhe mbrojtja e tij kanë paraqitur. “E drejta njerëzore është shkelur. Prandaj, avokati im është ankuar në Strasburg, pasi kam shfrytëzuar të drejtën që jam edhe shtetas suedez. Lënda ime ka shkuar në Strasburg, sepse kam të drejtë. E falënderoj Toby Cadman që ma ka bërë këtë falas, sepse me financat që i kanë ndalur këta, unë s’do të mund të mbrohesha,” tha Haradinaj. Ai gjithashtu kritikoi mosndëshkimin e askujt në Gjykatën Speciale për rrjedhjen e dosjeve të ndjeshme që patën përfunduar në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Haradinaj deklaroi se është i bindur se ankimimi në Strasburg është hapi i duhur për të kërkuar drejtësi dhe për të adresuar shkeljet që pretendon se janë kryer ndaj tij.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti thotë: Jo unë, por Hashim Thaçi është fajtor për mos shtrirjen e Ushtrisë tonë në veri, që nga viti 2013
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke u ndjerë i dështuar në sa e sa segmente …