Eprori i UÇK-së, gjatë luftës, Nasim Haradinaj, ka reaguar kundër deklaratave të ministres Donika Gërvalla, e cila e ka quajtur Ramush Haradinajn “hero të vetëshpallur”. Ajo së pari e ka turpëruar babanë e vet, është turpi i familjes së saj. Donika është një ‘surrogate e surrogates’. Ose ka një mision, ose është e çmendur”, ka thënë Haradinaj. Ai ka theksuar se familja Haradinaj ka qenë një mbështetje e madhe për të dhe për shumë të tjerë, ndërsa deklaratat e ministres i cilësoi si një turp për shtetin. Ajo duhet ta dijë, që familja e Haradinajt ka qenë edhe prind i saj, dhe kjo është një pikë e zezë, një dele e zezë për të gjithë ata që ajo përfaqëson, dhe aq më tepër për shtetin tonë, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.
Kontrolloni gjithashtu
NATO-ja ka shprehur gatishmëri për të punuar me z. Peter Sorensen kur të fillojë punën si i dërguar i BE-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë
NATO-ja ka shprehur gatishmëri për të punuar ngushtë me Peter Sorensenin kur të nisë zyrtarisht …