Nasim Haradinaj: Nuk i dorëzojmë dosjes Speciales pa praninë e gjykatave vendore ose Policisë së Kosovës

Nasim Haradinaj: Fajtorët kryesorë për fryrjet e listave të veteranëve janë vetë komandantët e zonave që kanë nënshkruar mbi ato lista

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Kadri Veseli, ka kërkuar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së pastrimin e listave të veteranëve. Nëpërmjet një letre drejtuar këtyre shoqatave, Veseli i ka ftuar të gjithë veteranët të kontribuojnë dhe të dalin guximshëm kundër falsifikatorëve të luftës çlirimtare, duke krijuar një evidencë reale të numrit të veteranëve që vërtet kishin qenë pjesë e luftës. Por, nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se ky proces nuk është përgjegjësi e këtyre organizatave, por e komandantëve të zonave. Sipas tij, OVL-UÇK-ja nuk mund ta hedhë poshtë nënshkrimin e komandantëve.

“Ne nuk kemi mundësi ta bëjmë një gjë të tillë. Fajtorët kryesorë për fryrje të listave janë vetë komandantët e zonave që kanë nënshkruar mbi ato lista. Nuk është në rregull tash që ne të dalim dhe t’i hedhim poshtë vendimet e komandantëve të zonave. Këtu përgjegjësinë e tyre duhet ta marrin ata vetë e jo ne si organizata të dala nga lufta, sepse neve nuk na takon kjo përgjegjësi. Ato lista i kanë nënshkruar të gjithë komandantët në krye me Agim Çekun”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …