Nasim Haradinaj: Gjykata Speciale përveç selektive dhe e njëanshme është edhe korruptuar që fajin e vet po ua hedh të tjerëve

Nasim Haradinaj: Gjykata Speciale përveç selektive është edhe korruptuar që fajin e vet po ua hedh të tjerëve

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka mbajtur fjalim sot në Gjykatën Speciale. Ai ka shpërthyer në akuza ndaj Prokurorisë së Specializuar, duke e quajtur të korruptuar dhe e cila po do që ta heq fajin nga vetja e saj dhe ta hedh diku tjetër. “Siç edhe po shihet këtu, Kosova dhe qytetarët janë fajtorë. Ne duhet të përgjigjemi se pse u dolën sekretet e tyre. Ato ishin me mijëra fletë. OVL s’ka pasur qasje, dhe s’mund të fajësohet për nxjerrjen nga sirtarët. Në vend timin do të duhej të ishin kolegët e kësaj prokurorie apo ndonjëri nga vet këta”, tha ai. Madje Haradinaj theksoi se kjo që po ndodhë tani është çmenduri dhe aspak drejtësi. “Kjo është absurd i kësaj prokurorie në këtë shekull. Kjo prokurori është selektive dhe e njëanshme. Me këtë veprim të tyre, po dyshoj që është edhe e korruptuar, sepse nuk do t’u dilte ndryshe gjithë ai material. Kjo prokurori haptazi po mundohet që të njollosë UÇK-në, e të dënojnë përfaqësuesit e veteranëve”, deklaroi tutje ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …