Ish-nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar kundër deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se është ndaluar të vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë për shkak të kërkesave burokratike dhe dokumenteve të shumta. Haradinaj e cilësoi këtë deklaratë si fyese për të burgosurit në Hagë. Ai përmendi gjithashtu se ish-krerët e UÇK-së, janë vizituar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, në cilësinë e mikut, duke shtuar se kjo duhet të ishte një shembull për Kurtin. Haradinaj theksoi se përkthimi i sjelljes së kryeministrit tregon një mungesë përkushtimi dhe respekti ndaj atyre që po përballen me drejtësinë ndërkombëtare. “Të thuash se prishe për letra është fyese dhe e paarsyeshme,” përfundoi ai. Është njerëzore kjo që thotë, Nasim Haradinaj, por pas arsyetimit cinik të Kurtit dhe mospranimit të përmendjes madje edhe të emrave të tyre, a mund të kërkohet diçka njerëzore nga ai dhe lukunia e tij partiake
Kontrolloni gjithashtu
Diplomati Blerim Canaj, konsideron se mbyllja e strukturave paralele serbe në Kosovë, po bëhet për qëllime të fushatës politike
Diplomati, Blerim Canaj, konsideron se mbyllja e strukturave paralele serbe në Kosovë, po bëhet për …