Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj, kritikoi marrëveshjen e fajësisë si përfitim për Prokurorinë Speciale dhe një dëm për procesin gjyqësor, në Hagë

Gjykata e Hagës ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me burg Haxhi Shalën, Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin për pengim të drejtësisë, pas marrëveshjes së fajësisë të arritur mes tyre dhe Prokurorisë së Specializuar. Në lidhje me këtë  ka reaguar ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili kritikoi marrëveshjen e fajësisë duke e konsideruar atë si një përfitim për Prokurorinë e Speciale dhe një dëm për procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve. “Momenti që pranon marrëveshje me prokurorinë do të thotë që je penduar dhe kërkon falje. Kështu, merr një masë lehtësuese, por rëndon palën tjetër,” deklaroi Haradinaj.  Ai theksoi se nuk sheh ndonjë përfitim të madh për të akuzuarit, përveç mundësisë së uljes së dënimit me rreth një vit. “Në këtë rast, prokuroria ka dalë fituese, dhe do të shohim se si do ta përdorë këtë vendim,” shtoi ai. Haradinaj vuri në dukje se vlerësimi  publik do të jetë vendimtar për mënyrën se si të dënuarit do të shihen në opinion – si heronj apo si dështakë.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Shala: Prishtina ka nevojë për punë dhe projekte konkrete

Kandidati për deputet nga koalicioni për Kosovën Fituese, Endrit Shala, në tubimin e mbajtur  në …