Sot në seancën gjyqësore të Gjykatës Speciale në Hagë, gjykatësi Çarls Smith ia ka ndërprerë fjalimin Nasim Haradinajt, në kohën kur ai po fliste për luftën në Kosovë. Luftëtari i lirisë, i akuzuar nga Gjykata Speciale, gjatë fjalës së të tij kritikoi Prokurorinë se me seanca të mbyllura që po mban po dëshmon atë që OVL-ja e UÇK-së e ka thënë për të. “Mënyra se si Prokuroria kërkon të bëjë gjykimin me dyer të mbyllura është e turpshme. Unë them se kjo prokurori po e vërteton atë që thoshim unë dhe OVL-ja e UCK-së për ta, unë kam qëndruar gjithmonë për drejtësinë dhe do të qëndroj gjithmonë, unë nuk mbroj asnjë njëri që ka kryer një krim dhe kushdo që ka kryer krim gjatë regjimit të Millosheviqit duhet të përballet me drejtësinë”, ka thënë Haradinaj. Ndërkohë, gjyqtari Smithi ia ka ndërprerë fjalën me arsyetimin se po del jashtë kontekstit të procesit gjyqësor, në rastin kur Haradinaj fliste të vërtetën për historinë dhe luftën e UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …