Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj gjatë fjalës përfundimtare para trupit gjykues, në Hagë, është deklaruar tërësisht i pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të nga Zyra e Prokurorit. Ai në fjalën e tij ka adresuar akuza të rënda në drejtim të Zyrës të cilën e ka krahasuar me prokuroritë diktatoriale, të cilat kanë qenë në ish-Jugosllavi. Më tutje, ai i është kundërpërgjigjur prokurores Valeria Bolici, e cila e ka quajtur ditë më parë kriminel. “Prokurorja Valeria Bolici e mori fjalën paturpësisht dhe me harbutëri na tha se jemi kriminelë. Ajo duket e zemëruar me mungesën e fakteve dhe tani po flet. Ajo duhet ta di që ne edhe në këto momente e kemi prezumimin e pafajësisë. Ajo vetëm ta kujtoj që ne asnjëherë nuk kemi bashkëpunuar me kriminelë siç ka bërë ajo dhe prokuroria”, ka thënë Haradinaj. Gjatë fjalës se tij iu ka drejtuar kryeprokurorit, Xhek Smith. “Thashë mos po i mbetet hatri Jack Smithit, i cili tha dy çështje. E para, tha ata kanë pasur interes personal. Z. prokuror mua me njohin të gjithë dhe e dinë që kjo është gënjeshtër. Po ta kisha shikuar interesin personal nuk do të isha, as në luftë dhe as këtu. Kjo ty të duhet që të diktosh dhe të impenjohesh në marrjen e vendimit të këtij paneli. Unë nga trupi gjykues kërkoj vetëm drejtësi dhe vendim me fakte”, është shprehur Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …