Në një intervistë për Klan Kosova, Nasim Haradinaj reagoi kundër deklaratave të Donika Gërvallës, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe të dëmshme për unitetin kombëtar. Ai deklaroi se me qëndrimet e saj, po përbalt figurat kombëtare dhe po krijon përçarje në shoqëri. Haradinaj theksoi se familja e tij ka ndihmuar Gërvallën dhe familjen e saj në periudha të vështira, por tani ajo po i sulmon ata që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës. Ai u bëri thirrje patriotëve dhe aktivistëve që të distancohen nga qëndrimet e saj dhe kërkoi që edhe kryeministri Albin Kurti të marrë një qëndrim të qartë ndaj deklaratave të saj. Nasim Haradinaj paralajmëroi se nëse Kurti nuk distancohet nga qëndrimet e saj, Organizata e Veteranëve të Luftës duhet të reagojë dhe të kërkojë një pozicionim të qartë të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një tubimi në Kaçanik, deklaroi se kjo komunë është lënë pas dore nga qeveria aktuale
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një tubimi në Kaçanik, deklaroi se kjo komunë …