leoni

Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj: Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale bazohet në të dhënat e ekzekutorëve e të kryeprokurorit serb, V.Vukçeviq

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj,ka bërë të ditur se për  16 muaj në paraburgim, deri tani,  asnjëherë nuk është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale. Unë kam bërë thirrje publike që Zyra  të hetojë 460 masakrat e kryera nga serbët. Viktimat ishin të moshave të ndryshme nga foshnja te pleq. I përmendi këto fakte sepse thjesht nuk ishte e drejtë. Krimet serbe nuk ndiqen nga Zyra e Prokurorit, e cila nuk ka ndërmend të hetoje aty ku janë te implikuar serbët. Publiku i gjerë ka të drejtë ta dijë këtë. “Prandaj i kam përmendur me qindra herë këto krime, sepse dukej qartë se ata nuk do të bënin asgjë. Doja që publiku ta dinte këtë, pasi është në interes të publikut.  Zyra e Prokurorit ka bashkëpunuar me vetë kriminelët e luftës, kanë hapur hetimet e tyre bazuar në të dhënat e s ekzekutorëve dhe në bazë të hetimeve paraprakisht ishin udhëhequr nga kryeprokurori serb, Vladimir Vukçeviq. Pas zbulimit të dokumenteve të rrjedhura të Zyra shqetësimet e mia arsyetoheshin nga fakti ajo ka bashkëpunuar me vet kriminelë lufte, kanë hapur hetimet e tyre bazuar në te dhënat e po këtyre ekzekutorëve dhe ne baze te hetimeve qe paraprakisht ishin udhëhequr nga kryeprokurori serb Vladimir Vukçeviq – diçka që doli në shesh dhe u konfirmua, edhe nga dosjet dhe dokumentet e rrjedhura, nëse vërtetohen, nga vet këto dhoma”, është shprehur mes tjerash Haradinaj në deklaratën e tij, e cila në shumë vende është redaktuar, me qëllime që dihen.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …