Është e natyrshme të kërkohet me kujdes dhe të mësohet origjina e një njeriu të madh si Ataturku.
Ai ka lindur në Selanik më 25 dhjetor 1881, në një shtëpi modeste pranë limanit, e cila sot është muzeum. Mbi derën e saj lexohen këto fjalë: Ataturku, shpëtimtari i madh dhe heroi i pashoq i Turqisë, kalindur në këtë shtëpi më 1881”.
Babai i tij, Ali Rizai, ish nëpunës, por më vonë u mor me tregti private. Nëna e Mustafait, Zybejde-ja ka qenë një zonjë shtëpiake.
Kur M. Qemali vazhdonte shkollën e mesme ushtarake, mësuesi i tij, që quhej edhe ai Mustafa, i propozon:
-Unë quhem Mustafa, edhe ti Mustafa, kjo nuk më pëlqen. Midis nesh duhet të ketë një ndryshim, prandaj këtej e tutje emri yt do të jetë Mustafa Qemal. Fjala “qemal” në fjalorin turko-arab ka kuptimin: i pjekur.
Më 1934 ministri i arsimit i asaj kohe tha në radio: “Mustafa Qemali është ati i turqve” dhe qysh nga kjo ditë gazetat e populli e quajtën Ataturk. Udhëheqësi i Turqisë të nesërmen mori letërnjoftimin e ri, ku mbiemri i tij ishte shkruar: Ataturk.
E vetmja çështje që ka preokupuar biografët dhe që është diskutuar, ishte origjina e gjyshërve të tij. Disa autorë europianë janë përpjekur ta tregojnë nga raca e huaj, psh shkrimtari i famshëm anglez kapiteni
Mr. Harold Armstrong shkruan si vijon: “Ali Rizai dhe Zybejde-ja ndër turqit otomanë bënin një jetë modeste, por fisnike.. Ali Rizai nuk kishte mendime ideale. Qëkurse ish i vogël, duke kaluar malet e Shqipërisë, pati ardhur në Selanik dhe atje gjeti një punë në zyrën e taksave osmane”. (f. 10)
“Zybejdea s’kishte parë shkollë, por shtëpinë e rregullonte mirë.
Qe një vajzë e një katundari të ardhur nga Shqipëria e jugut, nënën e kishte shqiptare nga Maqedonia…. ”
“Në kohën e Sulltan Abdylhamitit, vendi ishte mbushur me kryengritje, sidomos Ballkani dhe Manastiri rreth e rrotull qe bërë “depo baruti” që priste çastin e shpërthimit.
Burrit energjik, Mustafa Qemalit, këto ngjarje i dukeshin në favor të dëshirës së tij. Si çdo shqiptari e maqedonasi, instiktet e tij lëviznin kundër çdo fuqie tiranike. Ai me gjithë shpirt ishte revolucionar dhe përparimtar.’’f.15-16.
Edhe një shkrimtar arab i quajtur Aziz Hanki, ish-ambasador në Ankara, shkruan si vijon:
“Zybejde-ja që vjen nga një baba shqiptar dhe mëmë maqedonase, prej të cilëve ka marrë vullnet, liri, egoizëm dhe ashpërsi, deshte t’i jepte djalit të saj një edukatë fetare.Por Mustafa Qemalit i ziente në damarë gjaku i Lekës së Madh dhe i Mehmet Ali Pashë Kavallës”(f 68-69).
Profesori turk, Enver Behnan Shapolyo, shkruan: “Për gjyshërit e Ataturkut kisha pyetur një shok shkolle të Ataturkut, që ka qenë deputet, i quajtur Haxhi Mehmet. Ai më tha:
-Gjyshërit e Ataturkut janë nga komuna e Dibrës, Koxhaxhëk, të cilët kishin ardhur nga Konja e Anadollit dhe flisnin turqisht, për këtë shkak quheshin edhe “konjarë”….. (f. 21)
Shkrimtari i mirënjohur, Jakup Kadri Karaosmanoglu, i cili gjatë viteve 1934-36 ka shërbyer në Tiranë si ministër i Turqisë, thotë: “.. Në fakt prej këtij kombi kanë dalë disa burra shteti të mëdhenj. Po vallë këta njerëz a janë krejtësisht prej racës turke?- Kurrën e
kurrës! Disa nga ata janë hungarezë, shqiptarë, boshnjakë, grekë, armenë, izraelitë, të islamizuar..
Po edhe disa shkrimtarë subjektivë të perëndimit, duke gabuar, nuk kanë dashur t’i japin pupullit turk këtë nder me burra të mëdhenj.
Dhe më në fund janë munduar të na marrin edhe Mustafa Qemalin tonë! Ata janë lodhur ta konsiderojnë Ataturkun si bir i një ati e mëme nga raca e huaj…. ” (f. 92-93)6)
Ende le të shtojmë se, shkrimtari historian Murat Sertoglume pseudonimin “Eski bir Pehlivan” (Një ish-pelivan), në gazetën Terxhuman të datës 1 prill 1970 ka shkruar si vijon:
“…. Dikur për të mësuar biografinë e Ataturkut dhe sidomos prejardhjen e tij, kisha vajtur deri në Selanik dhe kisha bërë hulumtime… Së pari, shënoj se Ali Rizai efendiu ka qenë njerku i Ataturkut… Babai i vërtetë i Mustafa Qemalit është Beqir Agai. Ai quhej Beqir Aga, shqiptar.. Punonte rojtar në doganë. Ishte i ashpër, por njeri i ndershëm. Zybejde hanëmi ishte bashkëshortja e tij. Beqir Agai kishte vrarë si një, kontrabandist i doganës dhe kishte rënë në burg, ku dhe kishte vdekur…
Zybejde hanëmi nga bashkëshorti i parë ka patur dy djem, Sureja dhe Mustafa dhe një vajzë; Makbule.
Zonja Zybejde pasi mbeti e ve, u vendos në çifligun e Muhsin Beut, afër aeroportit të sotëm në Selanik. Zybejdea, pasi u martua me Ali Riza efendiun, të tre fëmijët jetimë i regjistroi mbi burrin e dytë.. Sureja beu, kur ishte kapiten ushtrie kishte kryer vetëvrasje për një shkak të paditur… ” Unë këto shënime i bëj për t’i shërbyer historisë… ” citon profesori turk Murat Sertoglu…
Ky lajm me pretendime të rëndësishme, në shtypin turk dhe në qarqet intelektuale zyrtare bëri bujë. U botuan mjaft shkrime protestuese.
Shkrimtari Murat Sertoglu me pseudonimin “Një ish pelivan” në të njëjtën gazetë (Terxhuman) më datë 4 prill 1970 botonte këtë përgjigje të shkurtër:
“Për shkrimin që botova lidhur me Ataturkun, prej lexuesve mora mjaft letra dhe më kërkuan me telefon. Madje shumë nga ata u munduan të vinin deri në gazetë dhe kërkuan informata plotësuese.
Atyre u rekomandova të paraqiten tek ish-ambasadori z. Firuz Kesim, i cili është nga të afërmit e tij fi snorë dhe z. Ali Këllëç që ka qënë pjesëtar më i afërm personal i Ataturkut. Dijenitë e plota mund t’isiguroni nga ata zotërinj të lartpërmendur”. (Një ish-pelivan-Murat Sertoglu).
Pasi kjo çështje u mbyll, shkruan Nexhip Allpan, kopjet e gazetës ’’Terxhuman’’ ia dërgova zotit Nezir Leskoviku, i cili kishte ardhurnë Stamboll për t’u kuruar dhe banonte pranë bijës së tij. Zoti Nezir Leskoviku më 12 prill 1970 më shkruante: “Kur lexova shkrimet e ish-pelivanit m’u ngjall një kujtesë. Një ditë në Tiranë, kur po bënim muhabet me disa shokë në kafenenë “Kulla e Sahatit” pranë nesh asistonte edhe një ish-ofi cer që kishte jetuar në Turqi. Duke u përzier në bisedën tonë tha: “Unë shërbimin ushtarak e kam kryer pranë ushtarëve të M. Qemal Ataturkut. Një ditë Pashai më dha urdhër:
-Sillëm kalin! Ia solla, po ai m’u zemërua duke më pyetur: Hani bunun eyeri? Unë u hutova fare, u shastisa, nuk dija se ç’të bëja, se nuk dija çdo me thënë “eyer”. Pashai e kuptoi hallin tim dhe më sqaroishqip:
-Shalën more shalën, ku e ka. Pra më duket se mjaft ojnë këto fjalë për t’u bindur se ai fl iste shqip si ne’’.
Edhe një ngjarje të jetuar do të shtojmë për të saktësuar se Mustafa Qemali e dinte mirë shqipen : Kur diplomati Asaf Xhaxhuli, kolonjar, më 1926, i paraqiti Ataturkut Letrat Kredenciale dhe fi lloi t’ia lexonte ato frëngjisht, Ataturku e ndërpreu dhe i tha : Të lutem, mos më fol frëngjisht por turqisht ose shqip, se unë di shqip dhe zoti Asaf Xhaxhuli ia ktheu shqip.Po kështu bisedat intime të Musftafa Qemalit me Mihal Gramenon dhe Bajo Topullin në Selanik më 1908 janë bërë në shqip.
Opinioni intelektual i Turqisë nuk pranon që Ataturku të ketë rrjedhur nga një racë e huaj. Në të vërtetë Mustafa Qemali në Turqi njihet dhe cilësohet si një bashkatdhetar turk, ati i turqve, Ataturk.
Me këto rreshta që po shkruajmë nuk diskutojmë dhe kurrësesi nuk duam të themi që Mustafa Qemali rrjedh nga një racë e huaj.
Atëherë kemi bërë pjesë në të njëjtën perandori, atributet dhe kontributet i kishim të përbashkëta. Asnjë herë shqiptarët nuk janë konsideruar racë e huaj në atë perandori, që ishte një nga perandoritë më të mëdha të globit, përkundrazi ata kanë qenë në krye të vendit dhe siç është shprehur ambasadori i Turqisë në Tiranë Ahmet Rifat Okçun, në promovimin e monografi së ” Shqiptarët në perandorinë Osmane”, shqiptarët kanë qenë margaritarët, diamantët e perandorisë.
Nga komuniteti shqiptar kanë dalë kryevezirët më të fortë që ka patur perandoria siç mund të përmendim Qyprylinjtë, pushteti i të cilëve ka qënë më i fortë dhe më efi kas se autoriteti i sulltanëve të asaj kohe, ata e shpëtuan perandorinë nga një rrëzim total, i dhanë gjak. Shkrimtarja qemaliste Halide Edip Adivar në një letër që i shkruante Ferit Vokopolës më 1937 i thoshte:“ Shqiptar do të thotë vëlla i vërtetë, që është shkrirë me jetën e turkut”.
Miku im historian, Prof. Nezir Bata, që e lexoi këtë libër para se ta botonim, me dashamirësi më tha: ” Ti ke qenë ambasador në Turqi, këtë pjesën që flet për origjinën e Ataturkut më mirë hiqe se nuk dihet se si do të mendojnë turqit.
Iu përgjigja mikut tim se këto janë shkruar në shtypin turk, nuk kemi shtuar as pakësuar asnjë gërmë, gjithçka që themi janë marrë nga enciklopeditë, librat dhe gazetat e Turqisë, gjithçka bëhet me dashamirësi për t’i shërbyer historisë.
Dhe me që jemi këtu le të themi edhe një episod nga jeta e Mustafait të Madh.
Ishte një kohë që në Turqi u shfaq dhe u rrit një frymë ksenofobe ndaj të huajve, bile kjo shfaqej hapur në opinionin publik dhe fi lluan të përpiloheshin lista për t’i përzënë nga Turqia.
Ndër ithtarët e kësaj fryme ishin dhe zyrtarë të lartë. Një ditë këto lista sekretari ia paraqiti Ataturkut në zyrë, i cili pasi i hodhi një sy, i tha atij:
-Më vini mua në krye të listës se edhe unë jam shqiptar.
Pas kësaj fryma ksenofobe shkriu si një flluskë sapuni.
Mirëpo pse të lodhemi kot: vetë Ataturku jetëshkrimin dhe kombësinë e tij e ka shkruar me dorën e vet dhe ka theksuar :
“Ne mutlu turkum diyene” që në shqip domethënë: ’’Sa i lumtur të bëhesh turk.’’ Shkurt nënvizojmë se Ataturku ka qenë atdhedashës dhe kombdashës turk.
Ataturku për kombësinë kërkonte tre kushte kryesore: ’’mendime, ndjenja dhe gjuhë turke..’’
Pretendimet dhe imagjinatat e Armstrongut, Ataturku i pat përgënjeshtruar me anën e shkrimtarit dhe gazetarit të mirënjohur, Nexhmetin Sadak, në gazetën Aksham më 7 dhjetor 1932.