Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, më bashkëpunëtorë, pas orës 24;00 në natën e ndërrimit të moteve, ishin në vizitë në Shtëpinë e Shëndetit ,,Adem Ukëhaxhaj,, ku janë pritur nga stafi kujdestarë dhe nga vet drejtori Dr. Selmon Berisha. Pos urimeve për një vit të mbarë u njoftuan se nata e ndërrimit të moteve ka qenë e qetë pa ndonjë rast për tu theksuar. Nga aty kryetari Ramosaj ka bërë vizitë në Shërbimin e Zjarrfikësve të cilët i përgëzoi për punën, përkushtimin dhe gatishmërinë e tyre çdo herë në shërbim të qytetarëve, nga ky ekip të cilët kishin pritur ndërrimin e moteve në detyrë u njoftua se nuk kishin ndonjë rast dhe se nata e ndërrimit të moteve kishte kaluar e qetë. Rrugëtimi i kryetarit Ramosaj vazhdoi tek Policia e Kosovës, aty u pritë ngrohtësisht nga Policia e Kosovës, të cilët natën e ndërrimit të moteve e kishin pritur në detyrë në shërbim të qytetarëve. Duke i përgëzuar për punën dhe misionin e tyre Ramosaj tha se do të mundohem që në çdo kohë të jem afër secilit në mënyrë që bashkë të krijojmë siguri për të gjithë qytetarët e komunës së Deçanit. Nata e ndërrimit të moteve në komunën e Deçanit ka kaluar e qetë pa incidenteKjo vizitë Institucioneve dhe atyre që janë në krye të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve, të vendit dhe shtetit, në natën më të gëzuar të vitit është një shenjë e mirësjelljes dhe bashkëpunimit në të mirë të vendit.