Nata e Zjarreve në Prekaz dhe programi artistik në Sheshin “Adem Jashari” përmbyllen Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në nderim të sakrificës së Familjes Jashari

Ka përfunduar Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me ndezjen e flakadanëve në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz dhe me programin artistik që është mbajtur në Sheshin “Adem Jashari” në qytetin e Skenderajt, ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, bacë Rifat Jashari, ministra të Qeverisë, ish-luftëtarë të UÇK-së, drejtorët komunal, anëtarë të Kuvendit Komunal, mysafirë të shumtë dhe një numër i madh i qytetarëve pjesëmarrës në këtë ngjarje kulturore. Në kuadër të programit artistik kanë marrë pjesë këngëtarë të mirënjohur të estradës shqiptare, si dhe grupe artitsike nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut. Nata e Zjarreve në Prekaz ka shënuar përfundimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në nderim të sakrificës së Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe Familjes Jashari, në 25 vjetorin e luftës së 5, 6 dhe 7 marsit 1998. Lavdi për jetë e mot Adem Jasharit!

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe turmë

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …