leoni

Nata Finale e Festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” u përmbyll me një mbrëmje madhështore

Nata Finale e Festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” u përmbyll me një mbrëmje madhështore, ku me këngë e valle u festua dita e Çlirimit të komunës së Deçanit. Festivali kishte karakter garues dhe për dy net radhazi performuan grupet kulturore-artistike nga të gjitha trojet shqiptare, të cilat dhuruan dy net të paharrueshme. Nga juria profesionale u shpallen edhe fituesit e këtij festivali:

Çmimi i parë “Dervish Shaqa dhe Demush Neziri” – Shka “BRESANA”, Opojë;

Çmimi i dytë – AKV “KASTRIOTËT”, Ferizaj;

Çmimi i tretë – SHKA “MALËSORI”, Gjonaj i Hasit.

Komuna e Deçanit i falënderon të gjitha grupet, për vallet dhe këngët e bukura që dhuruan gjatë këtyre netëve, publikut për atmosferën, jurisë dhe këshillit organizativ në krye me drejtorin e festivalit, z. Bekim Vishaj, për punën e mrekullueshme!

May be an image of 7 people, people dancing and text

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …