Shefja e BE-së në Kosovë, Natalija Apostolova, ka thënë se Demarkacioni dhe Gjykata Speciale janë dy çështje që mund ta përcaktojnë të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian. Fillimisht kusht për liberalizim ishte demarkacioni, Asociacioni në Veri, korrupsioni, e tani del të jetë edhe Gjykata Speciale. Zonja Apostollova, ashtu sikur edhe paraardhësit apo paraardhëset e saj nga Brukseli thotë se Kosova ka gjasë që të ndikojë në të ardhmen e saj duke i bërë gjërat e duhura. Ajo duhet të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e zi. Po ashtu ajo në mënyrë hipotetike, përçmuese dhe ironike thotë se njerëzit në Kosovë nuk besojnë në institucione, prandaj kanë nevojë për ndërkombëtaret”, saktëson zonja Apostollova, duke u bazuar në të dhëna që prezantojnë mediet në Kosovë, por pa i pyetur shqiptarët, pa bërë ndonjë anketë, pa marrë mendimin e autoriteteve që kanë ndikim në popull.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …