leoni

Kryeministri i Izraelit, B. Netanjahu, fajësoi rrjetin televiziv “Al Xhazira” për nxitje të dhunës në Jeruslaem

Netanjahu nuk ia var as Shtëpisë së Bardhë, edhe pse pa Amerikën do të zhdukej për një javë

Përkrahja e krimit shtetëror izraelit kundër popullit të Palestinës,   nga Edi Rama dhe Albin Kurti,  është turpi i të gjitha turpeve, është fyerje edhe për shqiptarët liridashës, të cilët nuk e përkrahin Hamasin, por kurrsesi nuk mund të pajtohen me vrasjen masive të palestinezëve.

Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndalur katër orë në ditë të ndalë bombardimet  dhe luftën në Gazë kundër civilëve. Ka pasuar shumë konfuzion natën e kaluar pas raportimeve të ndryshme të zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë rreth asaj se a do të ketë pauza disa orë të luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza. Kur u pyet nga Fox News në lidhje me këtë çështje, lideri izraelit ka sqaruar se lufta vazhdon kundër Hamasit por në vende të caktuara për një periudhë të caktuar – disa orë këtu, disa orë atje – ne dëshirojmë të lehtësojmë një kalim të sigurt të qytetarëve larg zonës së luftës”. Netanyahu tha gjithashtu se nuk kishte një plan kohor për luftën, por se ajo do të përfundonte pasi të mposhtet Hamasi. Natanjahu është njësoj si Bin Ladeni, të cilin e kishte krijuar dhe e kishte mbështetur Amerika kundër Rusisë, por ai pasi krijoi forcë iu vërsul edhe Amerikës, kështu mund të ndodh sërish, sepse tani edhe bota e përparuar e krishterë po bindet se Izraeli me veprime të tilla kundër tërë një populli, porshkon rrugës pa krye dhe kjo mundë të ketë pasoja jo vetëm për rajonin por edhe për mbarë botën.

Natanjahu po përdor metodat e Hitlerit, për një izraelit të vrarë kërkon të vrasë 100 palestinezë, ashtu sikur kishte vepruar Gjermania gjatë luftës së Dytë Botërore. Tash për tash  për një izraelit ka vrarë 10 palestinezë. Përkrahja e krimit shtetëror izraelit kundër popullit të Palestinës   nga Edi Rama dhe Albin Kurti është turpi i të gjitha turpeve, është fyerje edhe për shqiptarët liridashës, të cilët nuk e përkrahin Hamasin, por kurrsesi nuk mund të pajtohen me vrasjen masive të palestinezëve.

Gjatë afër dy viteve luftë në Kosovës, makineria e Millosheviqit ka vrarë rreth 1400 fëmijë e të mitur shqiptarë, ndërsa Izraeli për afër një muaj luftë ka vrarë afër 5000. Natanjahu është Millosheviq në katror dhe përkrahja që i Edi Rama dhe Albin Kurti, është një damkë e zezë në biografitë e tyre, por deri në një masë edhe e shoqërisë  së organizuar shqiptare në përgjithësi, sepse në Gazë po ndodh pikërisht ajo që ka ndodhur në Kosovës në vitet 1998-1999, madje në një përmasë shumë më të përshkallëzuar.

Shqiptarët dikur i kanë ruajtur Hebrenjtë, duke rrezikuar edhe jetët e tyre dhe nuk kanë urrejtje kundër popullit hebre, por nuk mund të pajtohen me krimin masiv kundër një populli që Izraeli e ka shtypur e robëruar për afër 80 vjet.

Po ashtu duhet vënë në dukje se Izraeli e pranoi Kosovën vetëm me  kusht që ajo ta pranonte Palestinën për kryeqytet të këtij Shteti. Këtë pranim antihistorik dhe antinjerëzor përveç Amerikës së kohës së Donald Trampit nuk e ka pranuar asnjë shtet tjetër  në botë, madje nuk e ka pranuar as Shqipëria, as OKB-ja, as BE-ja, as Kina, as Rusia. Pranimi nga Qeveria e Kosovës ishte i kushtëzuar, për të mos thënë edhe përbuzës e fyes e poshtërues.

(RKL)

  1. 11. 2023

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …