Njëri nga shtatë nënkryetarët e sapozgjedhur të Kuvendit të Serbisë është edhe Bozhidar Deliq, gjenerali në pension që ka udhëhequr një brigadë gjatë luftës në Kosovë e cila ka kryer krimet më të rënda kundër shqiptarëve. Përveç reagimeve nga Kosova, kundër këtij emërimi janë deklaruar edhe aktivistë të të drejtave të njeriut në Serbi. Aktivistja Natasha Kandiq thotë se janë dokumentuar mbi dy mijë civilë të vrarë në zonat ku ka komanduar Deliq. Gjenerali në pension i cili ka udhëhequr një brigadë gjate luftës në Kosovë ku u ndodhën krimet më të rënda ndaj shqiptarëve, Bozhidar Delliq, tani është një nga shtatë nënkryetarët e sapozgjedhur të Kuvendit të Serbisë. Por për aktivistët e të drejtave të njeriut kjo nuk përbën befasi. Sipas Natasha Kandiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare, zgjedhja e tij i përshtatet kornizës politike te vendit. “Bozhidar Delliq ka qenë në zonën e Prizrenit, Rahovecit, Therandës , Dragashit. Një numër i madh i krimeve kanë ndodhur në ato komuna. Janë dokumentuar mbi dy mijë civilë të vrarë, janë gjetur mbetje mortore për më shumë se 450 të vrarë. Këto janë arsye të mjaftueshme që prokuroria të merret seriozisht dhe të ngritë aktakuzë, por asgjë nuk ndodh dhe nuk pritet”, thotë Natasha Kandiq për RTK-në.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …