Kryesuesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq ka deklaruar se barrikadat në veri të Kosovës duhet të hiqen. Nëse personi që i ka vendosur fizikisht nuk do ta bëjë këtë, atëherë KFOR-i duhet të veprojë me mbështetjen politike të kryetarit të Serbisë, i cili me këmbëngulje pretendon se nuk e di se kush i ka vendosur. Duke iu përgjigjur thirrjes së kryeministres së Serbisë që, siç tha ajo, organizatat e sektorit civil të flasin për situatën në Kosovë, duke thënë se situata atje është “në prag të konfliktit të armatosur”, Kandiq thotë se kryetari i Serbisë, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit Popullor të Serbisë duhet të ndalen me deklarata dhe veprime jashtë dijes publike, me të cilat inkurajojnë grupet dhe partitë ekstremiste të mblidhen për të shkuar në front.
