Kryetarja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar tha se vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dobëson themelet e ligjit ndërkombëtar penal. Ajo shprehu shqetësimin për vendimin e sanksioneve. Shtrirja dhe arsyetimet e sanksioneve nuk janë gjë tjetër veçse mohimi i historisë dhe injorimi i ligjit”, tha Natasha Pirc Musar. “Trump i dërgoi një mesazh të rrezikshëm botës”, deklaroi presidentja sllovene e cila shtoi se mesazhi që duhet dhënë duhet të jetë që të mos kryhen krime kundër njerëzimit. Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në rrjetet sociale bëri deklaratën e mëposhtme: “Sllovenia e ka pritur me keqardhje të thellë vendimin për të vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të GJNP-së. Për garantimin e drejtësinë, duhet të sigurohet që institucionet gjyqësore të veprojnë në mënyrë të pavarur. Punonjësit e drejtësisë duhet të mbrohen kundër të gjitha llojeve të kërcënimeve dhe faktorëve të jashtëm”.
![Natasha Pirc Musar; Vendimi i Trumpit për të i vënë sanksione Gjykatës Ndërkombëtare Penale, dobëson themelet e ligjit ndërkombëtar penal](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/Natasha-Pirc-Musar-2-660x330.jpg)