Natën e Vitit të Ri Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, e ka kaluar duke qenë afër institucioneve më të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare në Malishevë, që pikërisht në këtë natë festive, janë duke u kujdesur për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve tanë. Policinë tonë këtu në Malishevë, zjarrfikësit, personelin shëndetësor, si dhe përfaqësuesit e Ekipit Monitorues- Ndërlidhës – LMT të KFOR-it Zviceran, të cilët i ka falënderuar nga zemra dhe ju ka uruar shëndet e fat në vitin që sapo kemi hyrë.