Nathalie Loiseau, deputete në Parlamentin Evropian, vlerësoi se Ballkani “nuk është aspak i gatshëm” për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Nathalie Loiseau, deputete në Parlamentin Evropian, vlerësoi se Ballkani “nuk është aspak i gatshëm” për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Ish-ministrja franceze për çështjet Evropiane, Nathalie Loiseau, tash deputete në Parlamentin Evropian, vlerësoi se Ballkani “nuk është aspak i gatshëm” për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sikurse BE-ja që nuk është e gatshme të mirëpresë këto vende, raporton France Press. Ajo tha gjithashtu se nuk pajtohet me integrimin e menjëhershëm, por për një “partneritet të afërt në nivel ekonomik por edhe politik, në mënyrë që të shmangen tensionet”. Duke folur për raportet ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit, ish-ministrja franceze tha se nga këndvështrimi diplomatik, “ekzistojnë gjëra që BE-ja nuk i ka bërë mjaftueshëm në Ballkan, rajon i cili në aspektin gjeografik, historik dhe kulturor është në zemër të Evropës”. Jo vetëm ish-ministrja franceze, por edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron është ndër kundërshtarët më të mëdhenj të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Kohë më parë ai ka thënë se do të bllokojë çdo përpjekje për zgjerimin e Bashkimit Evropian, derisa ky i fundit të kalojë nëpër reforma të thella.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …