Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Salvatore Cuoci, ka thënë se Kosova e ka të drejtën të zgjidh çështjen për transformimin e FSK në ushtri. Sipas tij, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jons Stoltenberg e ka bërë të qartë se transformimi i FSK-së duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.
“Transformimi është diçka që duhet të bëhet nga ju, nga institucionet e juaja dhe nuk është diçka që duhet të imponohet. Ju e keni të drejtën të zgjidhni dhe pozita e NATO-s ju e dini është shumë e qartë. Stoltenberg ka thënë shumë qartë që transformimi i FSK-së duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese. Kur të bëhet kjo atëherë pozita e KFOR-it do të ndryshojë dhe me siguri do të duhet të definohet edhe pozita e në pajtueshmëri me situatën”, tha Cuoci për tv21.