Ministrat e Jashtëm të NATO-s mblidhen në SHBA për të festuar 70-vjetorin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior

NATO është zotuar të ndihmojë fqinjët e Rusisë të mbijetojnë si kombe të pavarura

NATO është zotuar të ndihmojë fqinjët e Rusisë të mbijetojnë si kombe e shtete  të pavarura, duke njoftuar se rezultati i luftës ka rëndësi ekzistenciale për vende të tilla sikur janë:  Moldavia dhe Gjeorgjia. Pas ditës së dytë të bisedimeve midis ministrave të Jashtëm të NATO-s, përfaqësuesi estonez,  Urmas Reinsalu tha: “Mesazhi është i qartë: të gjithë aleatët e NATO-s janë të vetëdijshëm se bisha gjithashtu dëshiron të marrë kontrollin e Ballkanit Perëndimor, dhe ne duhet t’i ndihmojmë këto vende të mbijetojnë. Fokusi i bisedimeve të sotme ishte Bosnja, si dhe ish-republikat sovjetike, Moldavia dhe Gjeorgjia – ku këto dy vende kanë rajone të ndara që janë pushtuar nga trupat ruse. Rezultati i luftës do të prekë shumë Moldavinë dhe Gjeorgjinë. Është me rëndësi ekzistenciale për integritetin e tyre territorial, të drejtën e tyre për të zgjedhur rrugën e tyre në të ardhmen”, tha Reinsalu. Lidhur me këtë çështje është pajtuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili theksoi se këto vende tani kanë nevojë për mbështetje.

Kontrolloni gjithashtu

Andrea Abodi: Italia është e gatshme t’i ofrojë Kosovës mbështetje në fushën e sportit

Ministri italian i Sportit, Andrea Abodi ka deklaruar se Italia është e gatshme t’i ofrojë …