leoni

NATO i vlerëson ushtarët shqiptarë për profesionalizmin dhe disiplinën e treguar në kryerjen e detyrave në misionin në Herat

NATO i vlerëson ushtarët shqiptarë për profesionalizmin e treguar në kryerjen e detyrave në misionin në Herat

Aleanca Veri-Atlantike vlerëson me medalje vajzat dhe djemtë e kompanisë së tretë “Puma” të Batalionit të II të këmbësorisë shqiptare me shërbim në Herat. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila shton se grupi mori vlerësimin nga NATO, “për profesionalizmin dhe disiplinën e treguar në kryerjen e detyrave të ngarkuara në misionin Resolute Support”, ka shkruar ajo. Angazhimi i Shqipërisë në mbështetje të misioneve të NATO-s vijon të jetë i palëkundur. Trupat dhe mjetet e Forcave të Armatosura, marrin pjesë në mënyrë të vazhdueshme në misionet paqeruajtëse bashkë me vendet e tjera anëtare.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …