Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacionet, Tom Goffus, ka dënuar ashpër sulmin ndaj infrastrukturës kritike në kanalin Ibër-Lepenc, në Zubin Potok, më 29 nëntor. Deklarata u bë gjatë një takimi në selinë e NATO-s me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Goffus theksoi rëndësinë e një hetimi të plotë dhe transparent për të vërtetuar faktet e incidentit, duke siguruar se KFOR-i mbetet i përkushtuar ndaj stabilitetit rajonal. Të gjitha faktet duhet të vërtetohen përmes një hetimi transparent dhe të plotë. KFOR-i mbetet vigjilent, dhe koordinimi me të është kyç për ruajtjen e stabilitetit rajonal tha zëdhënësja e NATO-s në një njoftim për media.
Kontrolloni gjithashtu
Ministritë përkatëse të Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit …