NATO-ja dhe Bashkimi Evropian uruan kryetarin e ri amerikan Joe Biden dhe nën-kryetarin Kamala Harris pas betimit zyrtar në ceremoninë e inaugurimit që u zhvillua në Washington, transmeton Anadolu Agency. Në një deklaratë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përgëzoi dyshen e re të Shtëpisë së Bardhë Biden-Harris, duke deklaruar se sot filloi “një kapitull i ri për Aleancën Transatlantike”. “Lidhja midis Amerikës së Veriut dhe Evropës është themeli i sigurisë sonë dhe një NATO e fortë është e mirë si për Amerikën e Veriut, ashtu edhe për Evropën. Për më shumë se shtatëdhjetë vjet, Aleanca jonë Transatlantike ka garantuar lirinë, paqen dhe sigurinë për njerëzit tanë”, tha shefi i NATO-s. Ndërkaq, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, gjithashtu uroi kryetarin e ri të Amerikës. “Është koha për të rikthyer bindjen dhe mendjen e shëndoshë dhe për të rinovuar marrëdhëniet tona BE-SHBA”, theksoi Michel.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …