Aleanca Veriatlantike është e gatshme të ndërhyjë ushtarakisht në vendet e Ballkanit Perëndimor, nëse paraqitet nevoja për të penguar konfliktet ndëretnike e për të promovuar siguri e stabilitet, ka shkruar gazeta “Veçer” e Zagrebit. Ky dokument është miratuar në nivelin e ministrave të Punëve të Jashtme e në të detajisht përshkruhen dy lloje kërcënimesh me të cilat ballafaqohen shtetet e Ballkanit Perëndimor – sjellja destabilzuese e Rusisë dhe ekstremizmi në rritje e radikalizimi. Në pjesën ku flitet për rreziqet, theksohet se rrezik është qasja e Rusisë ndaj popullatës serbe në rajon. Mesazhet ruse jehonën më të madhe e kanë në te serbët, thuhet në dokumentin sekret. NATO po studion shtimin e aktiviteteve ruse në Ballkanin Perëndimor që përfshijnë sjelljet destabilzuese. Fjala është për kombinimin e mesazheve, ndërtimin e lidhjeve me përfaqësuesit e elitave, investimet në energjetikë dhe në sektorin e medieve. Rusia ofron ndihmë politike e ekonomike për etnitetin serb në Bosnjë e Hercegovinë për të penguar rrugën evropiane të këtij shteti , theksohet në dokument.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …