leoni

NATO-ja hoqi ndalesat në hapësirat ajrore të Serbisë të vendosura në vitin 1999

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, është cituar të ketë deklaruar se KFOR-i ka vendosur ta relaksojë zonën e sigurisë.  Këto ndalesa që ende janë të vlefshme  për disa pjesë të Serbisë, prej sot  nuk do të ekzistojnë më”, ka thënë Stoltenberg duke shtuar se kjo do të thotë integrim i plotë i Serbisë në hapësirën ajrore evropiane. Ky është një veprim konkret për përmirësimin e marrëdhënieve të  NATO-s me  Serbi. Ai ka shpjeguar se vendimi është marrë si rrjedhojë e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit në dialogun e Brukselit. Ndalesa ajrore ndaj Serbisë, e njohur si Zona e Sigurisë Ajrore, në 16 vitet e fundit është zbatuar në një hapësirë prej 24 kilometra drejt Serbisë Qendrore duke filluar nga kufiri i Serbisë me Kosovën. Tani Serbia do të ketë të drejtë të aterojë deri në kufirin e vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …