NATO-ja ka publikuar një video ku përshkruhet situata në Kosovë e cila tani është shumë më e qetë se dikur

NATO-ja ka publikuar një video ku përshkruhet situata në Kosovë e cila tani është shumë më e qetë se dikur

NATO-ja  ka publikuar një video ku analizohet   situata në Kosovë,   e cila  del të jetë shumë më e qetë sesa ishte  dikur. Kjo është arsyeja pse Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO është ende kyçe për sigurimin e stabilitetit në rajon”, thuhet në përshkrimin e videos, ku producenti nga NATO, Xhek Tupman, i cili shpjegon se si forcat e KFOR-it zakonisht patrullojnë në afërsi të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Në video është përfshirë edhe rasti i bllokimit të rrugëve që çojnë në pikëkalimet kufitare me Serbinë në Jarinjë dhe Bërnjak në shtator, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’ua ndaluar hyrjen në Kosovë automjeteve me targa serbe. “KFOR-i ka luajtur rol kyç duke ndihmuar në de-eskalimin e tensioneve”, thotë Tupman. Ai flet për këtë edhe me një pjesëtar të KFOR-it. Major Gene Enriquez thotë se detyra e tyre nuk është të zgjedhin se cila palë ka të drejtë dhe cila e ka gabim. Të hysh me një mendje të hapur dhe pak dhembshuri për të gjitha anët e mosmarrëveshjeve jep një rezultat më të mirë. Ju duhet t’i qaseni këtyre situatave me dhembshuri nga të dyja palët. Nuk është detyra jonë të zgjedhim kush ka të drejtë dhe kush e ka gabim, por të ndihmojmë në ruajtjen e paqes këtu”, shprehet ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …