Aleanca Veriatlantike ka kundërshtuar tërheqjen, të cilën e ka paralajmëruar kryetari i Ukrainës, Vladimir Zelensky i cili ka folur rreth mundësisë për të hequr dorë nga Krimeja që të arrihet marrëveshja e paqes me Rusinë. Kemi shprehur kundërshtinë tonë gjithashtu dhe për kontrollin rusë në rajonin e Donbasit”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut Verior, Jens Stoltenberg, gjatë një interviste për një media gjermane. Stoltenberg tha se Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë për të mbrojtur vendin e saj, edhe pse NATO-ja nuk do ta ndihmojë në luftën të cilën ajo u dashka ta fitojë vetë. Reagimi i NATO-s u bë pas deklaratës së kryetarit, Zelensky, i cili tha se Ukraina është e gatshme të arrijë një marrëveshje paqeje, nëse Rusia tërhiqet në pozicionet përpara 23 shkurtit, duke lënë të nënkuptohet në këtë mënyrë që Kievi për momentin nuk do të kërkojë rikthimin e Krimesë, e aneksuar nga rusët në vitin 2014.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …